Content.ad - Below Content (3x3)

Kujdes nga sheqeri, 5 shenjat paralajmëruese që tregojnë se po abuzoni me ''helmin'' e ëmbël

Sheqeri është një ndër produktet më të përdorura në të gjithë botën duke krijuar në këtë mënyrë një prej industrive ushqimore më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Por konsumi i tepruar i sheqerit krijon një lloj varësie sikurse droga dhe dëmton çdo ditë në mënyrë të heshtur organizmin.  Ju ftojme të dalloni 5 shenjat që tregojnë se po abuzoni me sheqerin.
1. Ndjeheni të uritur gjatë gjithë kohës: Niveli i lartë i sheqerit në gjak pengon përthithjen e glukozës, si rrjedhojë trupi nuk prodhon energji dhe ndiheni vazhdimisht të uritur.
2. Jeni vazhdimisht të lodhur: Ju ndodh të ndiheni vazhdimisht të rraskapitur edhe pse nuk bëni ndonjë punë të lodhshme fizike ose mendore ? Duhet të kontrolloni regjimin tuaj ushqimor pasi niveli i lartë i sheqerit në gjak çekuilibron përthithjen normale të glukozës dhe ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe pa fuqi.
3. Urinim i shpeshtë: Një ndër shenjat kryesore që tregojnë praninë e infeksionit urinar tek trupi i njeriut është urinimi i shpeshtë. Por edhe pse urinimi është mënyra më e mirë për të larguar toksinat dhe lëngjet e panevojshme, jo gjithmonë është shenjë e një trupi të shëndetshëm. Niveli i lartë i sheqerit në gjak  pengon veshkat të marrin lëngun intracellular dhe si  pasojë keni urinim më të shpeshtë.
4.E tje dhe gojë e thatë: Në qoftë se keni vazhdimisht etje dhe ndjeni gojën të thatë, duhet t'i kushtoni rëndësi hidratimit, pasi jeni duke humbur lëngje. 
5. Vështirësi për të rënë në peshë: Dihet tanimë që abuzimi me sheqerin është një ndër faktorët që rrit rrezikun e obezitetit dhe vështirën rënien nga pesha. Sheqeri i shtuar shton kalori pasi nuk përmban proteina ose fibra dhe nuk ju ngop. Ai gjithashtu shkakton lirimin e insulinës, një hormon që luan rol të madh në shtimin në peshë.
Kujdes nga sheqeri, 5 shenjat paralajmëruese që tregojnë se po abuzoni me ''helmin'' e ëmbël Kujdes nga sheqeri, 5 shenjat paralajmëruese që tregojnë se po abuzoni me ''helmin'' e ëmbël Reviewed by Gjithqka on September 01, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.