Content.ad - Below Content (3x3)

Si ta kuptoni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?


Duhet të dini që çdo lloj lëkure ka nevojë për hidratim dhe është i gabuar koncepti se vetëm lëkura e thatë duhet hidratuar. Edhe një lëkurë ekstremisht e yndyrshme mund të jetë e dehidratuar, pasi hidratimi nuk ka lidhje me yndyrën. Pavarësisht llojit të lëkurës, qelizat tuaja mund të kenë mungesë uji dhe kjo bën që lëkura të duket e pajetë dhe jo bukur nga ana estetike. Megjithatë ndodh shpesh që të ngatërrojmë lëkurën e thatë me atë të dehidratuar duke bërë kështu që të përdorim produktet e gabuara dhe duke e përkeqësuar më shumë gjendjen.
Si ta dalloni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?
Lëkura e thatë:
-Ka mungesë sebumi dhe vajrash natyralë.
-Është një lloj lëkure
-Shkaktohet nga gjëndrat dhjamore jo aktive
-Mund të shkaktohet nga keqfunksionimi i gjëndrës tiroide
-Mund të rregullohet duke përdorur kremra që janë posaçërisht për lëkurë të thatë
Lëkura e dehidratuar
-Ka mungesë uji
-Është gjendje e lëkurës
-Trupi humbet më shumë ujë sesa pini
-Mund të lidhet me humbjen e ujit gjatë urinimit ose me djersitjen e tepruar gjatë aktivitetit fizik.
-Mund të rregullohet me ndryshimin e mënyrës së jetesës, dietës etj.
Si ta kuptoni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar? Si ta kuptoni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar? Reviewed by Gjithqka on March 15, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.