Content.ad - Below Content (3x3)

Ngjyra e thonjve përcakton personalitetin, cila është zgjedhja juaj

Kur je përballë raftit me smalte thonjsh dhe zgjedh një ngjyrë, nuk bën thjesht një zgjedhje, bën një deklaratë për veten. Del që ti tërhiqesh drejt një nuance që të përfaqëson pa e ditur. Manikyristja e markës së njohur të smalteve Essie, Michelle Saunders jep një zbërthim të personalitetit në majë të gishtave.
Nëse zgjedh:
Të kuqtë
Një manikyr i zjarrtë është klasik dhe nuk njeh kohë, të zgjedhësh të kuqin all do të thotë që je elegante dhe chic. Provo Deborah Lippmann Nail Lacquer “It’s Raining Men,” 18​$.
Të zinjtë
Njëlloj modern dhe kompleks, një smalt i zi emeton vetëbesim. Konsideroje si një must të Consider it #GirlBoss.​ Provo Sally Hansen Insta Dri Nail Polish “Back to Black,” 5$.
Neonët
Duke qenë që smalti neon është kaq i ndriçuar dhe i dukshëm, nuk ka dyshim që do vihesh re me të. Nëse e mban, ka shumë mundësi që je tip i lirë dhe të pëlqen të provosh. Provo Essie Nail Polish  “Vibrant Vibes,” $9.
Të bardhët
Po t’i lyesh thonjtë të bardhë, do t’i japësh pamjes një element rinor dhe modern. Mbi thonj, ngjyra e bardhë tregon që je trendy dhe cool.  Propozim: Zoya Nail Color “Purity,” $9.
Blutë
Me kaq shumë thellësi të ndryshme, bluja është shumë fleksibël dhe eksperimentale dhe jep idenë që je kreative dhe avantgardiste. Propozim: Essie Nail Polish “Butler Please,” $9
Nudes
Këto ngjyra janë perfekte për çdo situatë dhe të falin edhe gabimet që mund të bësh gjatë aplikimit. Një smalt nude dëshmon thjeshtësi dhe minimalizëm. Propozim: OPI Nail Lacquer “Do You Take Lei Away,” $10.
Ngjyrat Pastel
Nëse të pëlqejnë smaltet e butë, të ëmbël dhe të pazhurmshëm, do të thotë që je romantike në zemër.  Propozim Essie Nail Polish “Need a Vacation,” $8.50.
Rozët
Nëse nuanca jote e preferuar është rozë, ti je tip me humor, që flirton, shumë femërore dhe të pëlqen të jesh vajzërore. Dior Vernis “Wonderland,” $27.
Vishnje
Kjo lloj e kuqeje e vrenjtur është më sexy e të gjitha nuancave. Konisderoje edhe veten një super catwoman nëse është ngjyra që të përfaqëson. Jin Soon Nail Polish in “Audacity,” $18.
Ngjyra e thonjve përcakton personalitetin, cila është zgjedhja juaj Ngjyra e thonjve përcakton personalitetin, cila është zgjedhja juaj Reviewed by Gjithqka on December 15, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.