5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin
Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.
Rrushi i Thatë
Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat.
Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.
Bananja
Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës.
Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha.
Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.
Patatinat
Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë.
Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.
Djathi i Pasterizuar
Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit.
Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin.
No comments: