Content.ad - Below Content (3x3)

Këto 6 gabime që bëni në dush ndikojnë në shëndetin tuaj

Sipas statistikave, ne shpenzojmë rreth 1.5 vite në tualet dhe 6 muaj duke bërë dush. Këtu nuk ka asgjë për t’u surprizuar pasi higjena personale luan një rol të madh në jetët tona. Mirëpo, shumë pak njerëz e dinë që ne bëjmë disa gabime në dush. Bright Side na tregon këto 6 gabime që bëjmë në dush dhe që ndikojnë në shëndetin tonë:


Nuk bëni dush pas stërvitjes
Disa njerëz mendojnë se e vetmja arsye pse ata duhet të bëjnë një dush menjëherë pas një stërvitje është era jo e këndshme. Por në të vërtetë, ka arsye të tjera: djersitja stimulon prodhimin e baktereve në lëkurën tuaj që mund të shkaktojë skuqje të lëkurës. Pra, ne ju rekomandojmë që të bëni një dush sa më shpejt të jetë e mundur, pas stërvitjes.
I depiloni këmbët përpara se të bëni pedikyr
Mos i depiloni këmbët përpara se të bëheni pedikyr. Ju mund të merrni një infeksion përmes gërvishtjeve të vogla në këmbët tuaja.

I lani flokët çdo ditë
Njerëzit që kanë flokë të hollë ose të dobët duhet të shmangin larjen e flokëve çdo ditë. Ritmi më i mirë për larjen e flokëve është dy herë në javë. 
I mbështillni flokët me peshqir
Pas larjes, flokët bëhen me të vërtetë të dobët dhe të lehtë për t'u copëtuar. Për të evituar këtë, rekomandohet të mos i mbështillni flokët me një peshqir pas dushit.
Harroni të pastroni kokën e dushit
Shkencëtarët zbuluan se mund të ketë baktere në kokat e dushit që mund të shkaktojnë sëmundje të mushkërive.
Nuk i lani këmbët
Disa njerëz nuk i lajnë këmbët duke menduar se uji dhe shkuma e shampos do të kalojë nëpër trup dhe në këtë mënyrë këmbët do të lahen. Nëse nuk i lani këmbët me kujdes, mund të rrezikoheni nga sëmundjet e lëkurës.







Këto 6 gabime që bëni në dush ndikojnë në shëndetin tuaj Këto 6 gabime që bëni në dush ndikojnë në shëndetin tuaj Reviewed by Gjithqka on February 25, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.