Content.ad - Below Content (3x3)

Sa duhet të ecim në ditë, për të qenë në formë dhe të shëndetshëm?

Studiuesit janë të gjithë të një mendimi: për të qënë në formë dhe të shëndetshëm, duhet të ecim të paktën 10.000 hapa në ditë. Ecja është në të vërtetë një mënyrë e thjeshtë për t’u trajnuar, për të djegur shumë kalori, për të mbajtur metabolizmin aktiv. Nuk ka nevojë të shkoni në palestër ose të keni një tapet lëvizës në dispozicion: ecja gjithashtu mund të praktikohet në qytet, në park ose në natyrë. Gjëja e rëndësishme është ta bëjmë atë në mënyrë të drejtë.
Sa duhet të ecim? 10 mijë hapat e famshme i korrespondojnë pak a shumë një distance prej shtatë kilometra e gjysmë, që duhen përshkuar nga momenti që ngriheni në mëngjes deri kur shkoni për të fjetur. Numëruesit e hapave, të disponueshëm në shumë aplikacione për tu shkarkuar në telefonat celular, bëhen një mjet i vlefshëm për matjen e aktivitetit tonë të përditshëm fizik. Ose më thjeshtë, mund të ndjekim rregullën e përgjithshme të ecjes së shpejtë prej 30-40 minuta. Ndërkohë që stërvitja jonë përparon, mund të rriten si intensiteti ashtu edhe kohëzgjatja e të ecurës.
Si të ecim? Duhet të lëvizni në mënyrë të rregullt dhe të matur, duke marrë frymë në mënyrë korrekte dhe duke shoqëruar hapat me lëvizjen kompensuese të krahëve. Kujtohuni që ecja e shpejtë është një aktivitet shumë i ndryshëm nga shëtitja: prandaj është e nevojshme të merrni një palë këpucë të përshtatshme dhe veshje të rehatshme. Kushtojini vëmendje vendeve që zgjidhni për aktivitetin fizik: ideale është një zonë e pyllëzuar, larg ndotjes së trafikut. Është gjithashtu e mirë të ecurit në shoqëri: ju përkrahni njëri-tjetrin, mund të kërkoni ndihmë në rast nevoje dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, flisni gjatë ecjes. Ushtrimi së bashku e përmirëson atë, bëhet momenti i socializimit dhe fakti i të folurit ndihmon në frymëmarrjen dhe përmirëson stërvitjen.

Kush mund të eci?  Ecja është një aktivitet i përshtatshëm për të gjithë njerëzit me shëndet të mirë. Vëmendje duhet të kenë personat me sëmundje kardiopatike dhe ata të prekur nga çrregullime të këmbëve, që duhet ti nënshtrohen një mbikëqyrje të kujdesshme mjekësore para se të fillojnë trajnimin.
Pse duhet ecur? Përfitimet e ecjes janë të shumta. Është një aktivitet i plotë fizik që optimizon funksionet kardiovaskulare dhe pulmonare dhe zhvillon aftësitë e muskujve dhe nyjeve të gjymtyrëve të poshtme. Ecja e rregullt ndihmon për të reduktuar peshën e trupit (nëse aktiviteti fizik është i kombinuar me një dietë të kontrolluar), stimulon metabolizmin, ka efekte pozitive në rregullimin e presionit të gjakut dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit të keq, triglicerideve dhe diabetit. Përveç kësaj, ecja ju bën të digjni më shumë yndyrë se sa kur vraponi. Në të vërtetë, gjatë vrapimit, rrahjet e zemrës janë më të larta dhe trupi tenton të djegë sidomos sheqernat; kur ecni, përkundrazi, ritmi i pulsit është më i ulët dhe trupi këkon energji, që e merr sidomos nga rezervat e dhjamit. E gjithë kjo ndodh pas 30 minutash të para të aktivitetit fizik të vazhdueshëm.

Edhe përfitimet psikologjike janë të shumta: fakti i thjeshtë i të qënit larg hapësirave të mbyllura dhe ekspozimi ndaj dritës natyrale është në vetvete një element që ndikon pozitivisht në psikologjinë. Aktiviteti fizik, ka fuqinë për lirimin e endorfinës dhe serotoninës, hormonet e lumturisë dhe ulin nivelet e kortizolit (hormonit të stresit). Ata që stërviten rregullisht gjithashtu përjetojnë një rritje të vetëbesimit, rritje të vitalitetit dhe energjisë që duhet të shpenzojnë në aktivitetet e përditshme dhe kanë aftësi më të mëdha për tu socializuar. Me pak fjalë, përpara gjithë këtyre përfitimeve, nuk mbetet tjetër, vetëm të mbathim atletet dhe të dalim për ecje.
Sa duhet të ecim në ditë, për të qenë në formë dhe të shëndetshëm? Sa duhet të ecim në ditë, për të qenë në formë dhe të shëndetshëm? Reviewed by Gjithqka on February 25, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.