Content.ad - Below Content (3x3)

4 gabime që po na plakin para kohe

Edhe pse procesi i plakjes është i pashmangshëm, është e sigurt të thuash se pjesa më e madhe e jona do të donin të plakeshin sa më vonë të jetë e mundur. Mund të mendoni se një gjumë i rehatshëm, vendosja e kremit kundër diellit dhe vendosja e një kremi kundër plakjes para se të flesh është i mjaftueshëm. Po sikur të zbuloni se mënyra si flini ose regjimi juaj për kujdesin e lëkurës gjatë natës vetëm sapo e përshpejton procesin e plakjes?
Ja cilat janë disa zakone të përditshme që po na shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Shfletoni galerinë…
Fjetja me fytyrë
“Fiton graviteti kur flemë me fytyrë”. Pasojat janë të menjëhershme – ënjtje dhe skuqje të syve. Me kalimin e kohës, fjetja me fytyrë çon në shfaqje të rrudhave dhe humbje të kolagjenit. Këshilla e ekspertëve? Nëse nuk doni që të plakeni shpejtë, mos flini me fytyrë. Mësojeni veten që të flini në njërën anë.
Moslarja e fytyrës
Nuk është e pazakonshme për gratë që të harrojnë të heqin grimin para se të flenë, megjithatë është një hap që nuk duhet ta harroni. Larja e fytyrës para se të flini është e nevojshme për të hequr të gjitha papastërtitë, djersën dhe grimin e ditës.
Grimi dhe djersa shkaktojnë bllokim të poreve dhe shfaqje të puçrrave. Pastrojeni mirë fytyrën para se të flini dhe jepini mundësi që të rigjenerohet gjatë natës.

4 gabime që po na plakin para kohe 4 gabime që po na plakin para kohe Reviewed by Gjithqka on May 11, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.