Content.ad - Below Content (3x3)

Ja çfarë i ndodh trupit kur përpiqemi të lëmë kafen

Shumë njerëz e kanë të nevojshme një dozë kafeine në mëngjes për të siguruar energji ose ‘për të hapur sytë’ siç e themi në zhargon, por teprimi me dozën e kafeinës mund të ketë disa efekte anësore të tilla si nervozimi, pa gjumësia, madje dhe aciditeti në stomak.
Personat që përpiqen të  shkurtojnë dozën e marrjes së kafeinës ose janë në procesin e eliminimit të saj nga dieta mund të përballen me disa simptoma si:
Dhimbje koke. Kjo ndodh sepse kur pimë kafe, venat në trurin tonë ngushtohen duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut. Kur lëmë kafen, ekziston një rritje e presionit të gjakut që shkakton dhimbje koke.
Vështirësi në përqëndrim. Kafeja vepron si një simulant që nxit aktivitetin e trurit. Pa të, aftësitë tona mendore priren të funksionojnë më ngadalë, gjë që mund të ndikojë në performancën tonë.
Lodhje. Pirja e kafesë ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë, prandaj në periudhën që po e lini kafen, mund të përjetoni lodhje, kapitje, madje dhe përgjumje gjatë ditës.
Nervozizëm. Një nga eksperiencat më të zakonshme që shkakton mungesa e kaes është nervozizmi. Shpesh nuk jemi vetvetja nëse nuk kemi pirë ende kafen. Kafeina ka aftësi për të përmirësuar gjendjen e humorit, por efektet e saj zgjasin deri në 6 orë. Sapo efektet e kafeinës të mbarojnë, nervozizmi na pushton përsëri.
Dridhje. Kjo nuk ndodh tek të gjithë, por ka disa persona që përjetojnë dridhje kur largojnë kafeinën nga sistemi i tyre. Dridhja shfaqet zakonisht tek duart dhe ndodh zakonisht tek njerëzit që pinë shumë kafe gjatë ditës. Për ta shmangur këtë simptomë, ndërpriteni gradualisht kafenë.

Ja çfarë i ndodh trupit kur përpiqemi të lëmë kafen Ja çfarë i ndodh trupit kur përpiqemi të lëmë kafen Reviewed by Gjithqka on May 05, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.