Content.ad - Below Content (3x3)

Pijet për humbje të peshës – çfarë të pini e çfarë të shmangni?

Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë hani, por gjithashtu rëndësi të barabartë duhet t’i kushtoni edhe asaj se çfarë pini.

Pije të caktuara mund të jenë të mahnitshme për djegien e yndyrës, por ka edhe pije tjera të cilat në vete fshehin shumë kalori.

Prandaj, nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, çfarë duhet të pini e çfarë të shmangni?

UjiUji ka ndikim pozitiv në metabolizmin tonë. Ekspertët ju këshillojnë t’i pini dy gota ujë para çdo shujte. Kjo do t’ju parandalojë të hani tepër dhe jua jep ndjenjën e ngopjes. Përndryshe, ju gjatë ditës duhet t’i pini mesatarisht 8 gota ujë. Megjithatë, keni kujdes të mos pini shumë ujë sepse konsumimi i tepërt mund t’i largojë vitaminat dhe mineralet nga trupi.

KafjaJu lirshëm mund të pini kafe. Por, normalisht, pa qumësht dhe sheqer. Kjo është ideale sepse kafja e shpejton metabolizmin dhe ka shumë pak kalori.

Pijet e gazuaraPijet e gazuara duhet të shmangen sepse përmbajnë shumë kalori dhe sheqer. Nëse jeni adhurues të këtyre pijeve, mundohuni t’i zëvendësoni me pije të pemëve ose me ujë mineral.

Lëngjet e pemëveLëngjet e pemëve duhet të konsumohen vetëm nga pemët e freskëta që shtrydhen. Kështu e dini se ai lëng është 100% natyral dhe nuk ka sheqer të shtuar.

Lëngjet e perimeveEdhe lëngjet e perimeve mund t’i konsumoni lirshëm sepse përmbajnë shumë pak kalori.
Pijet për humbje të peshës – çfarë të pini e çfarë të shmangni? Pijet për humbje të peshës – çfarë të pini e çfarë të shmangni? Reviewed by Gjithqka on May 04, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.