Content.ad - Below Content (3x3)

Si t’i shëroni thembrat e çara vetëm me sodë buke

Në verë të çarat në thembra bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura mbrojtëse në këtë pjesë të këmbëve ikën, duke ekspozuar mishin delikat. 
Si rezultat kjo pjesë e këmbëve mund të preket nga infeksioni fungal (myku) dhe ulçerat e këmbës.
Përveç që kanë pamje të keqe, thembrat e çara edhe shkaktojnë dhimbje.
Fatmirësisht, soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta.
Përbërësit:
– Tri lugë gjelle sodë buke
– Katër deri pesë litra ujë
Përgatitja:
Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta.
Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.
Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!
Pasi ta bëni për një javë, pushoni pesë ditë dhe përsëriteni prapë trajtimin. Duhet t’i kompletoni tri trajtime të tilla për t’i bërë këmbët mjaftueshëm të buta.
Si t’i shëroni thembrat e çara vetëm me sodë buke Si t’i shëroni thembrat e çara vetëm me sodë buke Reviewed by Gjithqka on August 17, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.