Content.ad - Below Content (3x3)

10 tregime të shkurta për fuqinë e vërtetë të dashurisë


Nganjëherë jeta prodhon situata dhe ngjarje të tilla që asnjë scenarist s`do të mund ti përfytyronte. Komike, e paqartë, e pa parashikueshme, tragjike- jeta është shumëdimensionale. Por, çfarëdo që të ndodhë, gjithëmonë ka vend për dashuri, mirësi, paraqitje të lumtura dhe mrekulli.
Bright Side ka grumbulluar 10 tregime të fuqishme, që të godasin drejt në zemër:
  • Sot, dy ditë pas vdekjes së partnerit, unë pranova një buqetë me lule të cilën ai e kishe porositur për mua një javë më herët. Mesazhi thoshte, “edhe nëse kanceri fiton, unë dua që ti ta dish që je vajza e ëndrrave të mija.”
  • Sot e fitova një rast në gjyq i cili zgjati një kohë mjaft të gjatë. 14 muaj më parë, unë zbulova që fqiu im rregullisht godet qenin e tij. Kështuqë unë kidnapova qenin dhe më arrestuan. Shpenzova shumë para për gjyqin, por sot, kur u zgjova dhe ndjeva ngrohtësinë e mikut tim të fortë në këmbët e mija, e dija që çdo gjë ja vlente.
  • Vajza ime u kthye nga shkolla dhe më pyeti ku mund të mësonte gjuhen e shenjave. E pyeta pse donte ta mësonte dhe ajo u përgjigj që ishte një vajzë e re në shkollën e saj e cila ishte e shurdhër dhe kuptonte vetëm gjuhën e shenjave dhe ajo s`kishte me kë të fliste.
  • Sot unë zgjodha numrin e gabuar dhe aksidentalisht i dërgova babait tim një mesazh që thoshte: “Të dua” i cili ishte paraparë për burrin tim. Disa minuta më vonë mora një përgjigje: “Edhe unë te dua. Babi.” Ishte shumë prekëse. I themi shumë rrallë gjëra të tilla njëri-tjetrit.
  • Në shkollën tonë, ashtu si në çdo shkollë tjetër, është një vajzë e cila është me e njohur se gjithë të tjerët. Ajo është shumë e bukur dhe inteligjente dhe të gjithë djemtë do të bënin gjithçka për të tërhequr vëmendjen e saj. Por ajo kalon gjithë kohën e saj me vetëm një djalë: me vëllain e vogël, i cili ka autizëm.
  • Gjyshi im dhe unë po shikonim disa fotografi kur hasëm në një foto të vjetër ku ai ishte duke vallëzuar me gjyshen, e cila kishte vdekur disa vite më parë. Ai vendosi dorën e tij rreth meje dhe me tha, “Gjithëmonë kujto që edhe nëse diçka nuk zgjatë përgjithmonë, nuk do të thotë që nuk ja ka vlejtur koha jote.”
  • Unë kam punuar si këshillues si t`i rritësh fëmijet për 15 vite. Më vonë unë takova një fëmijë më të cilin kisha punuar më parë. Kishte qenë fëmij i veshtirë, gjithëmonë duke u mërzitur dhe zemëruar me jetën. Njeherë, i vizatova një pikturë të supermenit dhe i shkrova rreth super-heronjve të cilët nuk dorëzohen kurrë, derisa të fitojnë në fund. Ai djalë i vogël tashmë është një zjarrfikës dhe shpëton jetën e njerëzve. Ne biseduam rreth një orë e gjysmë dhe para festës ai hapi kuletën e tij dhe me tregoj pikturën e supermenit që e mbante gjithë këtë kohë.
  • Unë kam diabetin. Dy vite më parë, nëna ime vdiq dhe unë adoptova macen e saj, e cila quhej Kit. Së fundmi, u zgjova në 3 të mëngjesit kur Kit ishte ulur në këmbët e mia dhe po lëshonte zë. Unë nuk e dëgjova asnjëherë më parë të bënte ashtu ose të ishte aq e zhurmshme. U zgjova të shohë çfarë problemi kishte dhe papritmas u ndjeva shumë e dobët. E mora matësin e glukozës që të shohë nivelin tim të sheqerit në gjak. Kishte rënë në 52, dhe doktori më tha që niveli normal ishte 70-120. Më vonë në spital, më thanë që nëse Kit nuk do të me kishte zgjuar, nuk do të isha zgjuar kurrë më.

  • Një qen i madh i humbur më ndiqte prej metrosë e gati deri tek hyrja e apartamentit tim. Po bëhesha nervoz. Kur papritmas një njeri doli përballë meje me një thikë dhe me tha të i ipja kuletën time. Parase të më ipej shansi për reagim, qeni e goditi fort atë. Ai lëshoj thikën dhe iku. Tani jam i sigurtë në shtëpi dhe e gjitha falë qenit të humbur.

  • Se fundmi, unë shkova në librarinë ku shiten librat e dorës së dytë dhe bleva librin që me ishte vjedhur kur isha ende fëmijë. Isha shumë i habitur kur e hapa dhe e kuptova që ishte e njëjta libër e vjedhur. Faqja e parë e kishte emrin tim në të dhe mesazhi i gjyshit që e kishte shënuar kur ma dha librin. Ai kishte shkruar, “Unë vërtetë shpresoj që shumë vite më vonë ky libër do të bie përsëri në duart e tua dhe ti do ta lexosh atë.”
10 tregime të shkurta për fuqinë e vërtetë të dashurisë 10 tregime të shkurta për fuqinë e vërtetë të dashurisë Reviewed by Gjithqka on March 16, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.