Content.ad - Below Content (3x3)

Një tjetër emër shqiptari i shkruar në armët e përdorura në masakrën e Zelandës së Re


Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura nga ta, janë të personave që evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazheve historikë, të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht otomanëve, ishin të shkruara në armët e përdorura nga autorët e kësaj masakre.
Më lehtësisht lexohej emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, “Skanderbeg”, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Europë. Por tashmë është identifikuar edhe një tjetër emër shqiptar, ai i Gjergj Arianitit, i cili ashtu sikurse Skënderbeu udhëhoqi disa beteja kundër perandorisë osmane.


Një tjetër emër shqiptari i shkruar në armët e përdorura në masakrën e Zelandës së Re Një tjetër emër shqiptari i shkruar në armët e përdorura në masakrën e Zelandës së Re Reviewed by Gjithqka on March 15, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.