Content.ad - Below Content (3x3)

9 ushqime që furnizojnë shpejt me energji


Për të përfituar sa më shumë energji në një kohë të shkurtër duhet të zgjedhim ushqimet e duhura. Të quajtura ndryshe super ushqimet, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse. Veçanërisht përmbajtja e karbohidrateve është e nevojshme për të furnizuar trupin shpejt me energji.

Gjithashtu, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe yndyrna ‘të mira’ janë fantastike për të siguruar energji në kohë të shkurtër. Minimizoni konsumin e ushqimeve të shpejta të fast-foodit, ëmbëlsirave apo pijeve energjike. 
Lexoni artikullin më poshtë dhe përpiquni t’i zëvëndësoni me alternativa të shëndetshme që ju sugjerojmë. 
Çaji bimor
Çaji bimor përmban një sërë përfitimesh për shëndetin dhe lëkurën. Provini çajin jeshil në vend të kafes kur keni nevojë t’u furnizuar me energji. Ai ka një kombinim të L-theanine dhe të kafeinës.
Banane
Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet. Perfekt për të përgatitur smoothie dhe për të zëvëndësuar pijet e gatshme energjike.
Boronica
Boronicat janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme! Ato janë të pasura me fibra, të cilat e furnizojnë trupin me energji që mbajnë për orë të tëra. Janë një shtesë fantastike në bollgur / tërshërë apo në kos.
Fara kungulli
Kungulli është një nga superushqimet që njihet për vlerat e larta që përmban. Farat e tij janë të pasura me vitaminë A dhe minerale si mangani, zinku, bakri dhe magnezi. Këto minerale janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe rritjen e forcës trupore.

Fara kërpi
Konsiderohen si bimët më të vlefshme për shkak të përmbatjes së lartë të proteinave me bazë bimore. Kanë përmasa të vogla, por janë ndër më të mirat për të furnizuar me energji dhe për të ndihmuar trupin të krijojë qëndrueshmëri. Shtojini ato në recetat e sallatave apo perimeve që përgatisni.
Bajame
Janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3. Mund t’i përfshini shumë lehtë në gatimet e përditshme.
Arra
Arrat janë të shijshme dhe ushqyese. Ato janë një shtesë e mirë për mëngjesin tuaj, pasi ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës. Edhe pse kanë sasi të larta të kalorive, studimet tregojnë se trupi nuk i përthith të gjitha yndyrnat që ato përmbajnë. Janë burime shumë të mira të kaliumit dhe magnezit. 

Vezët
Janë të pasura me proteina dhe shumë të lehta e të shijshme për t’u shtuar në vaktet gjatë javës.  Studimet tregojnë se konsumi i vezëve rrit ndjesinë e plotësisë, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit dhe nivelit të insulinës në gjak. Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të Kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe mëlçisë. 
Portokalli
I pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli siguron energji në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë konsumit të tij përfitohen dhe vlera shumë të mira, të cilat sigurohen nga Pektini dhe fibra në membranën e frutit.
9 ushqime që furnizojnë shpejt me energji 9 ushqime që furnizojnë shpejt me energji Reviewed by Gjithqka on March 04, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.