Nesër rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para
Nesër, e diele, më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të bëhet 3:00.
Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit.
Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës pasi Parlamenti Evropian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore.
Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.
Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021, ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.
Nesër rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para
Reviewed by Gjithqka
on
March 30, 2019
Rating:
No comments: