Content.ad - Below Content (3x3)

Krem anti-plakje për sy që mund ta përgatitni për një minutë në shtëpinë tuaj


Stresi, mungesa e gjumit, mosha dhe alergjitë mund të kontribuojnë që sytë t’ju duken të lodhur, të kenë rrudha dhe të mos jenë në formën e duhur.
Shumica e njerëzve shpenzojnë para të majme në krema të shtrenjtë për sy, por rrallëherë i gëzojnë efektet e premtuara.

Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që të provoni edhe produkte shtëpiake të cilat mund t’i përgatitni vet dhe që ju ofrojnë efekte të mahnitshme.
Përbërësit:
– Vaj organik kokosi
– Vaj esencial temjani
– Tableta të vitaminës E
Vaji i kokosit është baza për këtë krem të hidratimit të syve, dhe shumë lehtë penetron në lëkurë. Vaji esencial i temjanit është përdorur për shekuj të tërë dhe ofron efektet ë mahnitshme për lëkurën duke i parandaluar rrudhat, gërvishtjet, duke e zbutur lëkuren dhe duke i larguar shenjat e plakjes.
Në anën tjetër, vitamina E ka veti antioksiduese të cilat e mbajnë lëkurën të butë, i riparon dëmet e lëkurës dhe i parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme.
Përgatitja:

Në një enë shtoni një lugë gjelle vaj kokosi, përzijeni pak për ta ngrohur, pastaj shtojani dy kapsula vitaminë E dhe 2-3 pika vaj temjani. Përzieni mirë dhe transferojeni kremin në një mbajtës më të vogël me kapak.

Vendoseni atë në frigorifer.

Një pjesë të vogël të kremit e aplikoni nën sy para gjumit dhe e lini tërë natën. Ju gjithashtu mund ta përdorni edhe në mëngjes, por duhet të prisni 10 minuta para se ta aplikoni makijazhin. 
Krem anti-plakje për sy që mund ta përgatitni për një minutë në shtëpinë tuaj Krem anti-plakje për sy që mund ta përgatitni për një minutë në shtëpinë tuaj Reviewed by Gjithqka on March 14, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.