Content.ad - Below Content (3x3)

Aksidenti në Gjilan, familja Çoçaj ia falë gjakun familjes së shoferit (Foto)


Një i vdekur e shumë të lënduar ishte bilanci i aksidentit në Gjilan që ndodhi para pak kohësh.
E familja e viktimës Qerim Çoçaj ia ka falur sot gjakun familjes Avdiaj nga Peja.
Falja e gjakut u bë para një numri të madh të pjesëmarrësve ndërsa familja Çoçaj fali gjakun e familjarit të tyre Qerim Çoçaj, i cili mbet i vdekur kur kamioni që drejtohej nga anëtari i familjes Avdijaj nga Peja humbi kontrollin dhe shkaktoi aksident të rëndë.
Kjo u bë në ambientet e komunës së Gjilanit, teka inicues ishte kryetari i komunës Lutfi Haziri.
Ai ka vlerësuar lartë gjestin e faljes së familja Çoçaj.
“Ai ka lënë familjen e mrekullueshme, sot po shohim që Qerimi qenka gjallë, kjo falje është falë pjekurisë së madhe që ka tregu i biri i tij Refiku, ky edhe ditën kritike e ka dëshmuar duke ju ftuar në varrim”, ka thënë ai.



Aksidenti në Gjilan, familja Çoçaj ia falë gjakun familjes së shoferit (Foto) Aksidenti në Gjilan, familja Çoçaj ia falë gjakun familjes së shoferit (Foto) Reviewed by Gjithqka on March 30, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.