Content.ad - Below Content (3x3)

8 gjërat që po i bëjmë gabim çdo ditë

Rutina jonë e përditshme nuk është shumë e mërzitshme apo jo?
Ne bëjmë kaq shumë veprime të vogla çdo ditë, sa thuajse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë nëse i bëmë gabim apo jo. Kushtoji rëndësi këtyre gjërave, për të bërë disa ndryshime pozitive në jetën tuaj.

1.Përdorni shumë shampo në dush

Përpiquni të përdorni shumë pak shampo dhe vetëm në zonat e nevojshme, pasi uji me sapun që kalon në trupin tënd është më shumë se i nevojshëm për të qëndruar të pastër.

2.Të punosh pa planifikuar pushimet e vogla

Në kemi kohën tonë më produktive dhe gabimi më i madh është që nuk përpiqemi ta gjejmë atë. Nëse jeni të motivuar dhe të foksuuar nga ora 11:00 deri në orën 13:00, mos e bëni pushimin në orën 12:00. Planifikoni pushimin, që mos të vrasësh produktivitetin.

3.I hidhni vaj ujit të makaronave

Ky veprim do të ndalojë që salca të merret siç duhet nga makaronat. Për të mos i lënë makaronat që të ngjiten, thjesht duhet të hidhni sasinë e duhur të ujit: 1 litër për 100 gramë.

4.T’i thashë duart me letër higjienike

Ne harxhojmë pafund letra higjienike për të tharë duart. Por nëse kujdeseni sadopak për planetin, thjesht shkundini duart tërësisht para se t’i fshini me letër higjienike.

5.Frymëmarrja me gjoks

Fokusohuni në procesin e frymëmarrjes duke përdorur diafragmën, jo gjoksin. Oksigjenimi i duhur ka efekte pozitive në sistemin tuaj nervor, ndihmon në presionin e ulët të gjakut, redukton inflamacionin dhe dhimbjen, përmirëson shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mban larg stresin.

6.Larja e dhëmbëve vetëm me lëvizje horiozontale të furçës

Larja e dhëmbëve vetëm me lëvizjet horizontale dhe anashkalimi i pastrimit të dhëmbëve me pe, ndoshta janë gabimet më të zakonshme, por më serioze. Larja e duhur duhet të marrë 2-3 minuta, por për fat të keq shumica prej nesh e injorojnë këtë rregull të thjeshtë.

7.Nisja e ushtrimeve pa nxemje

Kujto: Të ushtrohesh shumë dhe të lësh mënjanë nxemjen dhe pushimet e shkurtra, mund të jetë e dëmshme për trupin tuaj. Është e rëndësishme që të përfshini disa ushtrime nxemje dhe gradualisht të rritësh intensitetin.

8.Të lësh pakot e patatinave hapur

Ka një mënyrë sesi mund t’i mbyllni pakot e patatinave. Kjo metodë inteligjente është frymëzuar nga origami, një art japonez dhe teknikë e palosjes së letrës për të krijuar objekte të ndryshme.

8 gjërat që po i bëjmë gabim çdo ditë 8 gjërat që po i bëjmë gabim çdo ditë Reviewed by Gjithqka on March 24, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.