Content.ad - Below Content (3x3)

Aksidenti në Gjilan: Haradinaj viziton të lënduarit në QKUK


Kryeministri i Ramush Haradinaj i ka vizituar të lënduarit e aksidentit në Gjilan që janë duke u trajtuar në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.  Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.
Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Aksidenti në Gjilan: Haradinaj viziton të lënduarit në QKUK Aksidenti në Gjilan: Haradinaj viziton të lënduarit në QKUK Reviewed by Gjithqka on March 07, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.