Doni që lavamani juaj të shkëlqejë? Zgjidhjen e gjeni vetëm tek soda e bukës
Kur pastrojmë lavamanin, shpesh harrojmë të pastrojmë edhe ato vrimat ku grumbullohen mbeturinat.
Mbeturinat sado të vogla që arrijnë të shkojnë përtej, jo vetëm që mund të sjellin bllokimin e tubave, por shkaktojnë edhe erë të keqe. Pas kësaj, ato janë vatra infeksioni dhe kush do donte të kishte në mes të kuzhinës, një burim papastërtish…
Atëherë, si t’ja bëjmë?
Për këtë ju nevojiten:
- 2 lugë gjelle sodë buke
- 2 lugë gjelle uthull
- Udhëzime:
- Pasi e keni larë lavamanin mirë, në darkë vendosni tek secila vrimë nga një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë uthull sipër.
- E lini të veprojë gjithë natës dhe në mëngjes i shtoni ujë të bollshëm të nxehtë.
Kjo procedurë është shumë e efektshme dhe duhet ta provoni vazhdimisht, sa herë e keni ngarkuar lavamanin me mish, peshk apo perime.
Doni që lavamani juaj të shkëlqejë? Zgjidhjen e gjeni vetëm tek soda e bukës
Reviewed by Gjithqka
on
June 08, 2019
Rating:
No comments: