Content.ad - Below Content (3x3)

E morët vesh kush është këngëtarja më e pasur në botë?

E dimë që industria e muzikës sjell fitime të shumta, por këngëtaret nuk mjaftohen vetëm me atë profesion dhe jo pak prej tyre kanë eksperimentuar në shumë fusha të tjera. Një prej këtyre është edhe Rihanna, e cila e filloi karrierën e saj si këngëtare, eksperimentoi paksa në aktrim, tani është bërë edhe biznesmene dhe stiliste duke krijuar dy linjat e saj, atë të make up-it dhe të të brendshmeve.

Të gjitha këto kanë bërë që Rihanna të jetë këngëtarja më e pasur në botë! Revista Forbes ka renditur Rihanna-n në krye të listës së këngëtareve më të pasura për vitin 2019, me një pasuri prej 600 milionë dollarësh. Falë linjës kozmetike Fenty Beauty, Rihanna ka fituar 570 milionë dollarë brenda 15 muajsh.
E dyta pas Rihanna-s renditet Madonna me një pasuri prej 570 milionë dollarësh, e treta Celine Dion (450 milionë), e katërta Beyonce (400 milionë) dhe në vend të pestë Taylor Swift (360 milionë).

E morët vesh kush është këngëtarja më e pasur në botë? E morët vesh kush është këngëtarja më e pasur në botë? Reviewed by Gjithqka on June 05, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.