Ja receta e famshme me ”LLUMIN e KAFES” per lekure si BEBE, ruajeni…
Me gjithë produktet kozmetike që përdorim sapo perfundon vera, tendenca e produkteve natyrale për çdo problem të lëkurës është bërë gjithmonë e më dominuese.
Ok, produktet ‘pas diellit’ janë vazhdimisht të rekomanduara, por jo gjithmonë funskionojnë për bezdinë që na krijon lëkura kur fillon të bjerë.
Për të ndihmuar lëkurën të pastrohet nga qelizat e vdekura, të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, një scrub natyral me llumin e kafes është zgjidhja më e mirë.
Si përgatitet: Mjafton një përzierje e llumit të kafes turke me pak vaj ulliri dhe disa pika limoni.
Pasi të kesh përftuar masë homogjene, fillo aplikoje në trup, por edhe fytyrë dhe masazho lehtë me mollëzat e gishtave.
Pas disa minutave, shpëlaje trupin normalisht. Kaq e thjeshtë! Llumin e kafes mund ta kombinosh edhe me kripë, vaj natyral dhe disa pika vaji esencial, sipas preferencës.
Ja receta e famshme me ”LLUMIN e KAFES” per lekure si BEBE, ruajeni…
Reviewed by Gjithqka
on
June 30, 2019
Rating:
No comments: