Content.ad - Below Content (3x3)

Kujdes! Këto ushqime “të shëndetshme” në fakt janë të dendura në kalori

Këto ushqime në pamje të parë duken shumë të shëndetshme. Por a dini sa kalori kanë në të vërtetë?
Le t’i hedhim një sy më konkretisht:
Kumbullat e thataNjë e tillë përmban 20 kalori. Por në një recetë duhen rreth 500 gram, i bie që ju do të merrni rreth 1400 kalori. Ky frut është gjithashtu i lartë në proteina.
Uji me vitaminaTë gjithë na thonë se uji me vitamina është i shëndetshëm, por ai përmban shumë sheqer dhe rrjedhimisht kalori, disa prej tyre edhe 350 për një shishe.
Kosi me yndyrë të lartëMbani mend se kosi me yndyrë të ulët nuk do të thotë më pak kalori. Disa prej tyre përpos proteinave dhe kalciumit janë të pasura me sheqer, duke ju furnizuar me shumë kalori.
Lëng frutashLëngjet e frutave janë të shkëlqyera, të mbushur me vitamina, por mos i pini si uji. Shumica, sidomos ato të bëra nga koncentratet, janë plot me sheqerna që potencialisht mund të dërgojnë nivele të mëdha të sheqerit në gjak. E njëjta gjë vlen edhe me smoothiet, sidomos ato të bëra me kos ose banane.
Gjalpi i kikirikutKikirikët janë të larta në proteina dhe vitamina, por ato janë gjithashtu shumë të larta në kalori. Shtoni këtu edhe vajrat bimore që përdoren për ta kthyer atë në gjalpë dhe vlera kalorifike është e madhe (100 gramë do të ofrojnë mesatarisht 588  kalori).
MajonezaUshqimi më i njohur për kaloritë e mëdha që ka. Një lugë çaji e vogël me majonezë ju jep 50 kalori dhe një lugë gjelle rreth 150 kalori.
Kokoshkat1 filxhan me kokoshka ka vetëm 20 kalori. Por janë kripa, vaji ose gjalpi ato që i bëjnë shumë kalorike. Prandaj rekomandohet mos t’i konsumoni shumë teksa shihni një film në kinema.
AvokadoËshtë plot me vitamina E dhe C që rrit vitalitetin dhe shkëlqimin e lëkurës, ndërkohë që mishi i avokados mendohet të stimulojë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Megjithatë, ato janë shumë të larta në yndyrna e rrjedhimisht ju japin shumë kalori.
Çokollata e zezëPo, ajo është e lartë në antioksidantë, por kjo s’do të thotë që duhet ta hani të gjithën shufrën e çokollatës. Zakonisht përmban sheqerna të shtuara që e bëjnë këtë tip çokollate një bombë kalorike.
Kujdes! Këto ushqime “të shëndetshme” në fakt janë të dendura në kalori Kujdes! Këto ushqime “të shëndetshme” në fakt janë të dendura në kalori Reviewed by Gjithqka on June 07, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.