Content.ad - Below Content (3x3)

I thoni lamtumirë celulitit më këtë scrub natyral me sheqer, kafe dhe vaj ulliri!

Këto kohë ofertat dhe trajtimet kundër celulitit për hir të së vërtetës po bëjnë namin. Shumë prej tyre janë të kushtueshme, por kjo nuk është një arsye që ju të demoralizoheni.
Metodat natyrale kundër këtij problemi të “bezdisshëm”, për femrat nuk mungojnë dhe ne sot do ju prezantojmë njërën prej tyre.
Bëhet fjalë për një scrub me tri përbërës: kafe, vaj ulliri dhe sheqer. Meqënëse vera po afron është koha të marrim masa!
Përbërësit që ju nevojiten:
  • 2 lugë gjelle kafe
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 100 ml vaj ulliri
  • Udhëzimet:
    • Në një tas të madh bashkoni të tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
    • Lani trupin dhe e lini gjysmë të thatë. Filloi të përhapni scrubin me duar duke i ushtruar pak forcë pjesëve problematike me celulit.
    • E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.
    Nëse e aplikoni këtë maskë dy herë në javë atëherë shumë shpejt do të vini re përmirësimet.
I thoni lamtumirë celulitit më këtë scrub natyral me sheqer, kafe dhe vaj ulliri! I thoni lamtumirë celulitit më këtë scrub natyral me sheqer, kafe dhe vaj ulliri! Reviewed by Gjithqka on June 08, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.