Content.ad - Below Content (3x3)

Një nënë kishte martuar edhe djalin, edhe vajzën, brenda muajit..

Një nënë kishte martuar edhe djalin, edhe vajzën, brenda muajit...Pas afro një viti, kjo nëna u takua me një mike të vjetër për kafe. 
Në bisedë e sipër, mikja e uroi për martesat e fëmijëve, dhe e pyeti se si po ia kalonin fëmijët me jetën e re si të martuar. 

Nëna u përgjigj:
"Po ja, nusja e djalit është vajza më e mirë që mund të kishte zgjedh djali im për nuse. E di ti, që djali im është më i bukuri, më i miri , më punëtori, të gjitha vajzat i shkonin mbrapa. Që kur erdhi ajo në shtëpinë tonë, unë vetëm kam pushuar, s'kam bërë asgjë, sepse djali im është aq i mirë, sa edhe nusen e ka bërë të mirë, aq sa të gjitha i bën vet ajo, dhe pjesa më e bukur është që në mbrëmje, ulemi së bashku, unë, djali e burri, kurse nusja na shërben darkën, na bën ëmbëlsira, na shërben kafetë, pastaj kokoshkat kur shohim telenovelat ose kur çunat e shtëpisë shohin futboll. Eja ndonjë ditë dhe ti, do e shohësh si i mirëpret mysafirët, nuk ulet fare, po fare duke iu shërbyer, është porsi flutur. 

Ta shohësh pastaj, rrogën ashtu si e merr, ia dorëzon djalit tim, dhe i bukuri i nënës, na nxjerr mua e babin e tij në shumë vende të bukura. Të gjithë në lagje na kanë zili për nusen që ka zgjedh djali. Po ajo ka mend në kokë, e dëgjon fjalën e burrit të saj, s'bën zë fare. 

Lum nusja që ka marrë për burrë dikë si djali im, dhe po jetojmë aq të lumtur të gjithë në shtëpi!"

Mikja foli sërish:
-"E paçshim të gjitha fatin tënd, moj shoqe. Po vajza si është? Si po kalon ajo me martesën?"

Nëna ia ktheu:
-"Aman mos pyet fare, po vazhdoi kështu, do e ndali në shtëpinë time vajzën. Unë s'kam vajzë që t'iu bëhet shërbëtore njerëzve të burrit të saj. Pale ç'burrë?? Kokrra e dembelit, po s'ka kujt t'i ngjajë ai, pos prindërve të tij, ata nuk i ndihmojnë në asgjë vajzës sime, ajo gatuan, ajo lan e shpërlan, ajo bën fshesën, ajo pastron oborrin, ajo shërben kur vijnë farefisi i tyre çdo ditë, kurse ai së bashku me prindërit e tij, ulen e presin gjithçka nga vajza ime. 


Por më e keqja, ata ia marrin edhe rrogën vajzës sime, e dalin shëtiten vet, kurse vajzën time e lënë në shtëpi. Pupu ça njerëz, mos i rënçin për pjesë as armikut. Por po duroj dhe pak, pastaj do e shohin ata, s'ua lë atyre vajzën që të ma nëpërkëmbin."

Morali:
Mos ia bëj tjetrit, atë që s'do të doje të ta bënin ty.
Një nënë kishte martuar edhe djalin, edhe vajzën, brenda muajit.. Një nënë kishte martuar edhe djalin, edhe vajzën, brenda muajit.. Reviewed by Gjithqka on June 03, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.