3 pite të gatshme (nëse doni t'i përgatisni vetë, kërkoni recetën e piteve)
Perberesit:
1 domate
150 gram mish viçi
1 spec (gogozhare)
pak majdanoz
1 qepë e vogël
75 gram misër i gatshëm
3 feta sallatë jeshile
Salcë kosi
Kripë, piper
Vaj për skuqje
UDHËZIMET
1
Në fillim skuqni mishin e viçit në një tigan me pak vaj duke i shtruar kripë e piper.
2
Ndërkohë në një enë të madhe bashkoni domaten e prerë në copa të vogla, specin, qepën, misrin, majdanozin, kripën dhe piperin.
3
Pas kësaj merrni pitet (duhet t’i keni ngrohur paraprakisht në një tost) dhe i lyeni me salcë kosi me ndihmën e një thike.
4
Shtoni mishin e viçit të ngrohtë, fetën e sallatës jeshile dhe pas kësaj shtoni mbushjen që përgatitët. Nëse doni mund t’i shtoni përsëri salcë kosi dhe e rrotulloni piten. Ju bëftë mirë!
Receta speciale e piteve arabe erdhi
Reviewed by Gjithqka
on
June 08, 2019
Rating: 5
No comments: