Content.ad - Below Content (3x3)

ECJA NDIHMON NË HUMBJEN E KILOGRAMËVE



Nëse nuk jeni person që vrapon, që vozitë biçikletën ose shkuarrja në një palestër është një problem për ju, mos harroni, ecja është gjithashtu një mundësi e mirë për të zvogëluar peshën tuaj.
Për shumë njerëz, ecja është një kënaqësi, stres i zvogëluar në nyje në krahasim me aktivitetet tjera si vrapimi dhe prandaj e preferojnë atë si një opsion për rekreacion dhe stërvitje.
Nëse qëllimi juaj është të humbni për shembull 10 kilogramë, nuk do të jetë për ju problem, por duhet kohë. Ju do ta ndjeni efektin me siguri, vetëm se do të duhet të jeni të durueshëm dhe të ecni gati se çdoditë.
Nëse ju nuk nguteni dhe keni vendosur që gradualisht ti reduktoni kilogramët e panevojshme, në një normë prej gjysmë kilogrami në javë, atëherë juve do të ju duhen 20 javë për të arritur 10 kilogramët e planifikuara. Kjo nuk është pak, por zbutja me këtë shpejtësi është e sigurt dhe ju nuk do të keni një efekt yoyo si një numër të dietave tjera rigoroze. Djegia e 250-500 kalori shtesë në ditë me ndihmën e ecjes do të jetë e mjaftueshme për të arritur dëshirën tuaj. Sigurisht, kjo vlen vetëm edhe nëse dieta juaj kontrollohet saktësisht dhe ju nuk fusni kalori shtesë në trup.
Nëse e filloni këtë program për herë të parë, filloni me 3-4 herë në javë me një ecje 20-30 minuta dhe gradualisht rrisni kohën dhe numrin e ditëve kur jeni duke ecur. Për të shmangur monotoninë, ndryshoni rrugët, dëgjoni muzikë ose ecni me një shok. Nëse kushtet e motit nuk janë të përshtatshme, atëherë zëvendësojeni atë me një ditë në palestër.
Numri i kalorive të djegura për minute është i varur nga pesha e trupit tuaj dhe shpejtësia që po lëvizni. Nëse shpejtësia juaj është 5-6 kilometra në orë (shpejtësia më e shpeshtë e ecjes) kurse ju peshoni 55 kg atëherë ju do të djegni 4.7 kalori në minutë.
65 kg = 5.5 kalori
72kg = 6.3 kalori
80 kg = 7.1 kalori
90 kg = 7.8 kalori
100 kg 8,6 kalori
Shpesh ndryshojeni ritmin e ecjes dhe pjerrësinë në qoftë se keni mundësi, përdorni pesha të vogla për krahët dhe këmbët që do të ju vë në një pozitë të bëni më shumë përpjekje gjatë ecjes.
Shkopinjtë për ecje janë gjithashtu një opsion nëse doni të aktivizoni krahët dhe rajonin e mesit.
Kjo do të jetë një stimul dhe rigjenerim i madh, ndryshe nga një dietë e rreptë që vetëm do të bëjë një ndryshim të menjëhershëm. Përveç se do të djegni kalori me ecje, ju do të keni shumë përfitime të tjera për trupin tuaj.
ECJA NDIHMON NË HUMBJEN E KILOGRAMËVE ECJA NDIHMON NË HUMBJEN E KILOGRAMËVE Reviewed by Gjithqka on June 23, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.