Content.ad - Below Content (3x3)

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

Vitamina D është kruciale për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi që ndihmon t’i mbajë të shëndetshëm muskujt, eshtrat dhe dhëmbët.
Kjo vitaminë nevojitet edhe për ta rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup. Mungesa e vitaminës D mund të shpie në komplikime serioze.
Sipas ekspertëve, ju mund të keni mungesë të vitaminës D nëse keni filluar të keni dhimbje të ndryshme në muskuj.
Ndonëse shkaktari i dhimbjes në muskuj ndonjëherë është i vështirë për t’u gjetur, sipas ekspertëve, një shkaktar i zakonshëm është mungesa e vitaminës D.
Më shumë se 70% e të gjithë njerëzve me dhimbje muskuj kanë mungesë të vitaminës D.
Kjo për shkak se mungesa e vitaminës D mund të shpie në një ndjeshmëri më të madhe të receptorëve në muskuj.
Tjerat simptoma të mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes së tepërt, sëmureni më shpesh se zakonisht dhe në përgjithësi keni më shumë dhimbje.
Këto janë 9 ushqimet që përmbajnë vitaminë D dhe duhet t’i bëni pjesë të dietës tuaj:
– Salmon (mjafton një gjysmë fileto salmoni dhe jeni në rregull)
– Qumësht (mund të hani kos dhe të tjera produkte bulmeti nëse nuk e pëlqeni qumështin)
– Vezë (2 vezë në ditë mjaftojnë për rritjen e sasisë së vitaminës D)
– Kërpudhat (mjafton një grusht me kërpudha në ditë)
– Mishi i derrit (sidomos pjesa e brinjëve është shumë e mirë)
– Cerealet (Janë të rekomandueshme sidomos për fëmijët)
– Peshku ton (njësoj si salmoni ka vlera për sa i përket vitaminës D)
– Lëngu i portokallit (ka më tepër vitaminë D se qumështi)
– Gjizë pa kripë (ka 5 herë më shumë vitaminë D se djathi)

Është e vështirë ta dalloni saktësisht se kur keni mungesë të kësaj vitamine, por ajo çfarë mund të kuptoni është se mund të keni dhembje të muskujve dhe debulesë, shtim në peshë, kontraktoheni më shpesh se zakonisht, nuk ndiheni mirë pasi keni bërë gjumë dhe keni dhembje koke.

Është mirë që nga muaji prill deri në muajin shtator të ekspozoheni të paktën 3 orë gjatë ditës në diell.
Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D Reviewed by Gjithqka on April 24, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.