Content.ad - Below Content (3x3)

Me këto produkte shtëpiake mund t’i largoni të çarat e këmbëve (FOTO)


Shumë nga ju dëshironi që të keni këmbë të përsosura, por për shkak të problemeve të ndryshme nuk mund t’i keni.
Më poshtë mund të shihni disa mënyra shtëpiake për ta luftuar infeksionin, të çarat e këmbëve apo thonjtë me mykë.

Për infeksionet kërpudhore mund ta bëni një ilaç të përsosur.
Përzieni ujin me uthull dhe futni këmbët në një legen për 30 minuta. Sigurohuni që uji të jetë i vakët dhe më pas thajini me peshqir.
Thonjtë që i keni me myk lyeni me pak vaj livande dhe vazhdoni këtë trajtim për disa javë deri sa myku të zhduket.


Fërkojini këmbët me sheqer dhe vaj ulliri për disa minuta në mënyrë që të keni një lëkurë të pastër, të butë dhe këmbë të relaksuara.
Provoni një maskë ushqyese duke e përgatitur me kungull të kuq, kanellë dhe kos. Aplikojeni në këmbë dhe mbështillni me një qese.
Pastaj vishni një palë çorape që maska të thithë më lehtë nga lëkura e këmbëve.
Për të larguar të çarat e thembrave, futni këmbët rregullisht në ujë të ngrohtë me sapun dhe fërkojini me limën përkatëse.
Pas kësaj, lyeni me mjaltë dhe sheqer duke i fërkuar për disa minuta.

Dhe krejt në fund, me një krem hidratues duke veshur çorape.
Bëjani një masazh këmbëve tuaja me një top golfi apo tenisi duke i lëvizur ngadalë.
Hidratojeni çdo ditë lëkurën e këmbëve sepse ato janë gjithmonë nën ushtrimin e forcës dhe fërkimit.
Por kujdes, mos aplikoni krem në mes të këmbëve, pasi lagështia e tepërt mund të shfaqë kërpudha dhe infeksion.
Mbajini këmbët e thata për të parandaluar erën e tyre.
Nëse këmbët e juaja djersiten, provoni spërkatjen me pudër të bebeve brenda këpucëve tuaja.
Mos përdorni këpucë të ngushta sepse fusni thonjtë nën mish. Kujdes edhe në shkurtimin e tyre, pasi prerja e gabuar mund të shtyjë thonjtë nën mish.

Me këto produkte shtëpiake mund t’i largoni të çarat e këmbëve (FOTO) Me këto produkte shtëpiake mund t’i largoni të çarat e këmbëve (FOTO) Reviewed by Gjithqka on April 01, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.