Content.ad - Below Content (3x3)

Katër vitamina esenciale për lëkurë të shëndetshme

Problemet me lëkurë, si aknet, ekzema dhe lëkura e tharë, i prekin një pjesë të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Problemet e ndryshme kërkojnë trajtime të caktuara në mënyrë që simptomat të përmirësohen, por gjithashtu është e rëndësishme që t’i merrni sasitë adekuate të vitaminave të caktuar në mënyrë që ta keni një lëkurë sa më të shëndetshme.
Ekspertët shëndetësorë thonë se shumica e njerëzve mund t’i marrin vitaminat e nevojshëm përmes një diete të balancuar mirë, por nëse nuk mund t’i merrni përmes ushqimit, atëherë duhet të përdorni suplemente.
Këto katër vitaminat e mëposhtëm jua mbrojnë lëkurën dhe jua mbajnë të shëndetshëm:
Vitamina A
Vitamina A njihet edhe si retinol. Ajo i mban të shëndetshëm disa pjesë të trupit, por edhe lëkurën dhe hundën.
Burime të mira të vitaminës A janë vezët, djathi, peshku, qumështi dhe jogurti, etj.
Meshkujt duhet t’i konsumojnë 0.7mg vitaminë A në ditë, ndërkaq femrat 0.6mg.
Vitamina B2
Vitamina B2, apo riboflavini, e mban lëkurën, sytë dhe sistemin nervor të shëndetshëm. Ajo mund të gjendet në qumësht, vezë dhe oriz.
Meshkujt duhet t’i konsumojnë 1.3mg vitaminë B2 në ditë, ndërkaq femrat 1.1mg.
Vitamina C
Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, njëkohësisht e mirëmban lëkurën, enët e gjakut, eshtrat, etj.
Kjo vitaminë gjendet në portokaj, speca, dredhëza, brokoli, patate, etj.
Meshkujt dhe femrat duhet t’i marrin 40mg vitaminë C në ditë.
Vitamina E
Vitamina E ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve, por edhe e forcon sistemin e imunitetit.
Ajo mund të gjendet në sojë, vaj ulliri, produkte arrore dhe fara, etj.

Meshkujt rekomandohet t’i marrin 4mg vitaminë E në ditë, ndërsa femrat 3mg.
Katër vitamina esenciale për lëkurë të shëndetshme Katër vitamina esenciale për lëkurë të shëndetshme Reviewed by Gjithqka on April 14, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.