Efektet e mahnitshme shëndetësore që i sjell konsumimi i ujit me limon çdo mëngjes
Uji me limon është një prej pijeve më të shëndetshme që mund t’i konsumoni, pasi që është i pasur me vitamina, minerale dhe elemente tjera vitale.
Një gotë me këtë pije mjekësore – e cila përmban lëngun e gjysmë limonit dhe ujë – i ka këto vlera:
– 9 kalori
– Më pak se 1 gramë sheqerna
– 25% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C
– Më pak se 1 gramë sheqerna
– 25% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C
Siç po e shihni, uji me limon ka shumë pak kalori dhe sheqer, por përveç vitaminës C,
gjithashtu përmban foliat dhe kalium.
Ky ujë është po ashtu i mbushur me flavanoide të cilat i mbrojnë qelizat trupore, por edhe e rrisin qarkullimin e gjakut, e përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës dhe aspektet tjera të shëndetit metabolik.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me përfitimet që jua sjell konsumimi i përditshëm i kësaj pije:
– Kjo pije e ndihmon mëlçinë të prodhojë më shumë enzima dhe rrjedhimisht ep përmirëson funksionin e saj
– I lufton simptomat e ftohtit dhe gripit
– Është e pasur me vitaminë C, prandaj e përmirëson shëndetin e lëkurës dhe e revitalizon trupin
– E përmirëson shëndetin e zorrëve
– Ju furnizon me shumë elektrolite hidratuese në formë të kaliumit, kalciumit dhe magnezit
– I lehtëson dhimbjet e muskujve dhe nyejve
– Acidi citrik në ujë limoni ndihmon në sistemin e tretjes
– E ndihmon mëlçinë t’i eliminojë toksinat nga trupi
– E alkalizon trupin dhe parandalon shumë sëmundje
– Uji me limon i shkrinë edhe gurët në veshka, në fshikëz, depozitat e kalciumit dhe gurët në pankreas
– E forcon sistemin e imunitetit dhe ju mbron nga dëmet e rrezatimeve të lira
– Përmbajtja e lartë e kaliumit e trajton depresionin dhe ankthin
– E pastron gjakun dhe arteret
– E zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, etj.
Efektet e mahnitshme shëndetësore që i sjell konsumimi i ujit me limon çdo mëngjes
Reviewed by Gjithqka
on
April 26, 2019
Rating:
No comments: