Content.ad - Below Content (3x3)

Milionerë mbrenda natës, qysh u pasuruen 11 portale shqiptare me sulmet ndaj Hillary Clinton (foto)



“FBI ka me publikue prova të reja për rrjetin e pedofilisë që ka lidhje me Hillary Clinton”, ishte kjo tema kryesore e nji shkrimi në websitin Bients.com dhe ThePredicted.com. Tue citue nji dokument të fabrikuem të FBI’s, shkrimi implikonte ish-kandidaten demokrate për presidente të Amerikës me nji krim shumë të randë. Pamvarësisht se lajmi nuk kishte asnji fakt a provë, ai u klikue dheta mija herë dhe mori mija like në rrjetin social “Facebook”.
Në të njajtën kohë, nji student në Kosovë pa se qysh nji shumë paresh u hodh në llogarinë e tij për reklamat nga “Google AdSense”. Të dy faqet që shpërndanë lajmin, ishin në pronësinë e nji të riu nga Gjilani, që u pague qindra euro në ditë për reklama. Taktika ishte shumë e thjeshtë, sa ma shumë klikime në ditë, aq ma shumë pare nga reklamat. Për të njajtën arsye, u regjistruen 11 portale në Shqipni, tue shpërnda lajme të sajume për me tërhekë sa ma shumë klikime.
Pronari asht Hysen Alimi, nji i ri nga Kosova që ka studiue ‘Menaxhim dhe Informatikë’ në Universitetin e Gjilanit. Pamvarësisht faktit që ai ndodhet 8.000 km larg Shteteve të Bashkueme dhe ka nji zotnim të dobët të anglishtes, kjo nuk ishte pengese për me qenë administrator në të paktën njimbëdhetë portale të fokusueme në politikën amerikane.
Milionerë mbrenda natës, qysh u pasuruen 11 portale shqiptare me sulmet ndaj Hillary Clinton (foto) Milionerë mbrenda natës, qysh u pasuruen 11 portale shqiptare me sulmet ndaj Hillary Clinton (foto) Reviewed by Gjithqka on April 01, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.