Lëng me banane dhe hurma arabe për të pasur energji gjithë ditën
Mjaftojnë pak përbërës të thjeshtë për t’u karikuar në mënyrë natyrale me energji. Pa sheqer, por shumë i ëmbël dhe i shijshëm, ky lëng ka përbërës kryesor bananen dhe hurmat arabe. Është i përshtatshëm edhe për fëmijët, i shijshëm dhe ushqyeshëm për të ofruar energji dhe vitalitet gjithë ditën.
Hurmat arabe kanë shumë benefite dhe janë të pasura me vitamina A, Bi, B2, B3,B5, B6, K dhe J.
Përbërësit:
- 12 hurma arabe
- 2 banane
- 1 lugë kafeje kakao
- Pak kanellë
- 1 gotë ujë
Hapat:
Si fillim hiquni bërthamat hurmave arabe. Qëroni bananet dhe hiquni fijet. Vendosini përbërësit në një robot kuzhine ose mikser dhe rulojini derisa të përzihen mirë. Nëse përbërja është shumë e trashë, shtojini pak ujë. Shërbejeni me kanellë.
Lëng me banane dhe hurma arabe për të pasur energji gjithë ditën
Reviewed by Gjithqka
on
April 17, 2019
Rating:
No comments: