Content.ad - Below Content (3x3)

Si te kujdesem per duart?

Duart tona jane gjithmone ne levizje te vazhdueshme dhe pikerisht per kete motiv duhet nje kujdes i vecante.E ne fakt,punet qe behen me dore,kontakti me ujin,reaksioni qe u ben i ftohti dhe ndotja perbejne rreziqe per lekuren e tyre dhe per bukurine e duarve.
Keshtu qe le te japim disa keshilla per mirmbajtjen e duarve


Kur i lajme.
Mbi te gjitha nese lajme duart me shume se disa here ne dite eshte e rendesishme qe detergjentet,sapuni te jene te pershtatshem e delikat dhe me PH.
Pasi lajme duart,eshte e rendesishme ti thajme me kujdes,uji qe mbetet ne lekure mund ta beje ate te ashper.
Masazhojini duart me nje krem hidratant per duart,sa here qe i lan.


Ne vere.
Per te evituar qe dielli i veres te shkaktoje rrudha,mbroje lekuren e duarve me nje krem protektiv.


Ne dimer.
Klima e ftohte i ben duart tona te thata sepse alteron qarkullimin e gjakut,dhe lekura nuk merr ne menyre te duhur substancat ushqyese.Ashpersia duhet luftuar me kremra ushqyese ose edhe me trajtime antiage dhe antinjolla.
Ne kete periudhe eshte mire ti mbrojme duart me dorashka.
Kunder fryrjeve nga te ftohtit nje menyre e mire eshte te aktivizosh qarkullimin duke altrenuar ujin e ftohte dhe te nxehte e te fusni duart.

Keshilla te dobishmeVaji i ullirit eshte shume efikas per ti bere lekuren duarve te buta e te lemuara.Prandaj para se te flini,mund te jete shume mire,ti masazhoni duart me vaj ulliri sikur te ishte nje krem.
Kontakti me detergjent lares mund ti demtoje duart;e keshtu pra,perdorni gjithmone dorashka gome per ti mbrojtur.


Të gjithë pajtohen se duart dhe thonjtë flasin shumë për një person dhe, meqë me shtrëngimin e duarve realizojmë kontaktin e parë dhe lëmë përshtypjen e parë, është me rëndësi që të mundohemi që gjithmonë të kemi duar të lëmuara dhe të buta.

Duart me lëkurë të thatë dhe të plasur nuk janë fare të hijshme dhe atraktive. Gjatë dimrit, për shkak të ndikimit të ftohtësisë dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes artificiale, lëkura e duarve thahet. 
Për këtë shkak, është me rëndësi që, gjatë kësaj stine, të përdorim më shumë kremra të yndyrshëm për duar. Mbrojtja më e thjeshtë dhe më e rëndësishme e duarve gjatë dimrit, është bartja e dorëzave.

Kur i lani enët, gjithmonë duhet të vini dorëza të gomës, meqë gjatë kësaj pune, duart ekspozohen ndaj substancave të shumta kimike që e largojnë yndyrën, jo vetëm të enëve, por edhe të duarve. Për këtë shkak, duhet ta evitoni larjen e shpeshtë të duarve gjatë ditës.
Disa herë në javë duhet t’i lyeni duart me krem natyror për duar, apo edhe më mirë, me vaj kokoje. Kremin ushqyes për duar mund ta përgatitni edhe ju në shtëpi: Përziejeni gjalpin pa kripë me pak mjaltë dhe me bimë si hithi,
P.sh. Disa pika limon në duar pas larjes së tyre, ndihmojnë në kthimin e lagështisë dhe stabilizimin e pH-së dhe e furnizojnë lëkurën me vitamina të nevojshme.

Është mendim i gabuar se vetëm thonjtë e lyer me llak sigurojnë duar të bukura. Edhe thonjtë e rregulluar më së miri nuk vijnë në shprehje, nëse keni lëkurë të lënë pas dore, të ashpër dhe përplot lëndime të vogla. Për këtë shkak, sa herë që të shihni se keni lëkurë të thatë, apo të tendosur, mos hezitoni që të përdorni krem. Është mirë që, para se të bini në gjumë, t’i bëni lëkurës masazh me krem, meqë masazhi e përshpejton qarkullimin e gjakut.

Një herë në javë, apo të paktën një herë në muaj, duhet ta bëni pilingun e duarve, i cili i largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e duarve. Pas bërjes së pilingut, duart e thithin më mirë kremin dhe preparatet tjera. Pilingun e duarve mund ta bëni edhe ju në shtëpi: përzieni gjysmë luge kripë dhe dy lugë vaj ulliri.

Lyeni duart me këtë masë dhe, pasi që e keni lënë të rrinë disa minuta, shpëlani mirë duart dhe veni krem hidratues për duar, apo vaj, sidomos rreth thonjve.
Si te kujdesem per duart? Si te kujdesem per duart? Reviewed by Gjithqka on April 07, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.