Content.ad - Below Content (3x3)

“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur”! 11 thënie motivuese

Jeni duke punuar fort por nuk po shihni rezultatet që dëshironi? Mos u dekurajoni./ Nga supershendeti.com

Ja ku janë 11 thënie me të cilat supershendeti.com dëshiron t’ju motivojë për të vazhduar përpara në atë që tashmë keni nisur.

1. Mos jepni pesë minuta në një punë, në të cilën nuk do të jepnit pesë vjet.
– Meghan Markle
 2. Gjatë gjithë jetës tuaj ju jepni dhe merrni. Falënderoni për gjithçka dhe mos merrni asgjë për të mirëqenë.
– Linda Poindexter

3. Nuk mund t’ju jap një formulë të sigurtë të zellit për suksesin, por unë mund t’ju jap një formulë për dështimin: përpiquni t’i kënaqni të gjithë gjatë gjithë kohës.
– Herbert Bayard Swope

4. Asnjëherë, kurrë, për asnjë arsye mos hiq dorë.
– Winston Churchill
 5. Ne nuk duhet të heqim dorë dhe nuk duhet të lejojmë që problemet të na mposhtin.
– Abdul Kalam

6. Mos u dorëzoni për shkak të një kapitulli të dështuar në jetën tuaj. Vazhdoni të ecni përpara. Historia jote nuk përfundon këtu.
– E panjohur

7. Ju jeni një luftëtar. Hidhni një sy gjithçkaje që keni kaluar në jetën tuaj. Mos u dorëzo tani.
– Olivia Benson
8. Kurrë mos hiqni dorë nga një ëndërr, vetëm për shkak të kohës që do të duhet për ta përmbushur atë. Koha do të kalojë gjithsesi.
– Earl Nightingale

9. Pengesat nuk duhet t’ju ndalojnë. Nëse keni një mal përpara, mos u ktheni duke hequr dorë. Shikoni se si të ngjiteni në të, apo se si mund t’i bini rrotull atij për të kaluar në anën tjetër.
– Michael Jordan

10. Pas njëzet vitesh nga tani do të jeni më të zhgënjyer nga gjërat që nuk i keni bërë, sesa nga ato që keni bërë.
– Mark Twain
11. Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur.
– Christopher Reeve 
“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur”! 11 thënie motivuese “Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur”! 11 thënie motivuese Reviewed by Gjithqka on April 07, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.