Content.ad - Below Content (3x3)

Qëndroni Beqarë Derisa ta Doni Dikë në Këtë Mënyrë…

Qëndroni beqarë derisa të mund të gjeni dikë që ju do kaq shumë sa t’ju bëjë të humbisni pritshmëritë tuaja!
Qëndroni me dikë që ju bën të humbisni pritshmëritë tuaja, kërkimin e dëshpëruar për kompensim, kthimin e ndereve.
Kur e duam vërtet dikë, lumturia e të tjerëve bëhet më e rëndësishme se çdo mendim ose dëshirë egoiste. Vetëm duke parë personin që doni teksa është i lumtur, ju bën të lumtur.
Qëndroni beqarë derisa të gjeni një dashuri që rigjallëron energjinë dhe jetën tuaj!
Qëndroni beqarë derisa të gjeni dikë që mezi pret t’ju shohë. Një person i cili mund të gjallërojë dhe lehtësojë të gjithë barrën dhe përgjegjësitë e jetës.
Dikë që transmeton qetësi vetëm përmes shikimit dhe dikë që ka përqafimin më të ngrohtë nga të gjithë.
Qëndroni beqarë derisa dashuria juaj për personin tjetër të ketë vërtetë kuptim!
Qëndroni me dikë që ju bën të kuptoni domethënien e dashurisë, dikë që plotëson lumturinë në jetën tuaj, dikë prej të cilit nuk dëshironi të qëndroni kurrë larg, edhe atëherë kur nuk keni vërtet nevojë për të.
Kur marrëdhënia juaj ju transmeton këto lloj ndjenjash, dëshira për të qëndruar me personin tjetër do t’ju vijë natyrshëm.

Qëndroni beqarë derisa dashuria juaj për dikë tjetër t’ju motivojë që t’i trajtoni më mirë njerëzit e tjerë rreth jush!
Qëndroni beqarë derisa të lidheni me një person që ju bën kaq të lumtur sa, në mënyrë të natyrshme, do ta transformojë mënyrën si silleni në çdo fushë të jetës, sidomos në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë rreth jush, duke i dhënë më shumë rëndësi jetës suaj dhe duke e bërë atë më domethënëse.
Qëndroni beqarë derisa dashuria për dikë t’ju bëjë një person më të fortë!
Ju do të dini se keni takuar atë me të cilin duhet të jeni kur të filloni t’i jepni një drejtim dashurisë tuaj, për t’u përballuar me mençuri situatat në jetë, për të arritur më shumë qëllime dhe për t’u bërë më të pavarur dhe përgjegjës për të ardhmen tuaj.
Marrëdhënia juaj me një person të denjë do t’ju bëjë një qenie njerëzore më të fortë.
Qëndroni beqarë deri atëherë kur të kuptoni se dashuria juaj nuk ju shtyn më të njihni dikë më të mirë!
Kur njerëzit me të vërtetë na duan, shprehin ndjenjat e tyre përmes fjalëve dhe qëndrimeve, është kjo shfaqje e dashurisë që mund të na bëjë të kuptojmë cilësi tonat që as nuk e dinim që egzistonin.
Pra, qëndroni beqarë derisa ta gjeni veten në një marrëdhënie që ju ndihmon të njihni cilësitë më të mira tuajat.
Qëndroni beqarë derisa të doni dikë që do t’ju bëjë më të motivuar!
Edhe duke e ditur se asnjë dashuri nuk mund të jetë e përsosur, të jeni me një partner që ju motivon, do t’ju ndihmojë të jeni më të vendosur dhe do t’ju ndihmojë që të përkushtoheni për të gjetur lumturinë tuaj, suksesin dhe qetësinë në jetën e përditshme, në vend që të kapeni pas qëllimeve dhe dëshirave sipërfaqësore.
Qëndroni beqarë derisa dashuria juaj për një person t’ju inkurajojë që t’i lini atij hapësirë!
Qëndroni beqarë derisa të jeni të sigurtë që keni krijuar një marrëdhënie të shëndetshme, ku besimi dhe respekti kanë përparësi.
Qëndroni beqarë derisa ta pranoni me pjekuri dhe mençuri hapësirën personale të partnerit tuaj.
Qëndroni beqarë derisa dashuria për dikë t’ju sjellë paqen e vërtetë!
E dini se po përballeni me dashurinë e vërtetë kur shoqëria e partnerit tuaj ju sjell paqe dhe gëzim në vend të nervozizmit dhe tensionit.
Jo të gjitha momentet do të jenë të përsosura, por nëse gjendja mbizotëruese është ajo pozitive, do ta dini se keni gjetur një thesar.

Qëndroni beqarë derisa dashuria juaj për dikë do t’ju ndihmojë që të doni veten!
Qëndroni beqarë derisa të gjeni një partner, dashuria e të cilit për ju, e perceptuar përmes të gjitha shqisave tuaja, ju bën të kuptoni se e meritoni të duheni në të njëjtën mënyrë që ju doni veten.
Kjo do t’ju bëjë një person shumë më të sigurtë dhe më të vetëdijshëm për dashurinë që ju keni për veten tuaj dhe për të gjithë njerëzit në jetën tuaj, do t’ju inkurajojë të vendosni kufij të shëndetshëm për të gjitha marrëdhëniet tuaja.
Qëndroni beqarë derisa të gjeni një dashuri të tillë …
Qëndroni Beqarë Derisa ta Doni Dikë në Këtë Mënyrë… Qëndroni Beqarë Derisa ta Doni Dikë në Këtë Mënyrë… Reviewed by Gjithqka on April 07, 2019 Rating: 5

No comments:

Featured Posts

Powered by Blogger.